Moderatori i njohur Ronaldo Sharka ka humbur të atin e tij, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit.
Është vetë Ronaldo që ka ndarë lajmin e trishtë në rrjetet sociale. Përmes një fofografie në Instagram, moderatori, i cili ka vetëm pak ditë që doli nga “reality show” Big Brother Vip, shkruan: “Pusho i qetë në botën tjetër BAB…”.
Ishte gjatë qëndrimit në Big Brother, kur Ronaldo u përlot, dhe i rrëfeu banorëve merakun për prindërit e tij, dhe babain e sëmurë.
“Dy muaj para se të futesha këtu ka qenë në sallë operacioni nga ora 9 e mëngjesit deri në 7 të darkës nga kanceri”, u shpreh Ronaldo në atë kohë.
Comments are closed.