Analisti Sidi Hasanaj tha në një intervistë për Euronews Albania se në bazë të sondazheve, Partia Demokratike do të humbasë në Shkodër.

Ai theksoi se ka informacione nga brenda selisë blu se sondazhi i bërë nga kjo forcë politike në qytetin e Shkodrës, aktualisht e nxjerrë humbëse.

Ai nënvizoi rëndësinë e ndarjes nga e kaluara nëse PD pretendon fitore.

“Unë kam informacione se është bërë një sondazh nga strukturat e Partisë Demokratike me komisione bipartizane dhe nga grupi i Alibeajt dhe nga grupi i Berishës dhe me çfarë kam marrë unë informacion PD-ja edhe në Shkodër humbet,” – u shpreh analisti.

Hasanaj theksoi se për të shpëtuar nga kjo Partia Demokratike duhet të krijojë fizionominë e saj të re dhe duhet të krijojë një ofertë të re të djathtë.