Ikja e mjekëve ka dëmtuar sistemin tonë shëndetësor duke krijuar boshllëqe në qendra shëndetësore jo vetëm në rrethe por edhe në Tiranë. Urdhri i mjekut konfirmon se për vitin 2022 kanë kërkuar certifikatën e sjelljes së mirë 180 mjekë.

Edhe pse sipas kreut të tij Fatmir Brahimaj jo të gjithë largohen një herë e përgjithmonë.

“Certifikatën e sjelljes së mirë marrin pasi asnjë klinike private jashtë nuk të vesh bluzën e bardhe pa pasur atë .Por ikin edhe për doktoratura,”- tha Fatmir Brahimaj, President i Urdhrit të Mjekut.