Shqipëria do të nisë një mision shpëtimi për në Turqi, në mënyrë që t’u vijë në ndihmë të dëmtuarve nga tërmeti. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama në rrjetet e tij sociale.

“I pikëlluar thellësisht për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Turqi,”-shkruan Edi Rama.