Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Një person i identifikuar si Luigj Marku ka ndërruar jetë pasi ka rënë në një kanal uji.

65-vjeçari nga Jubani në Gurin e Zi ka rënë në ujë në rrugën e fshatit Vukatanë. Marku ishte nisur për të shitur disa produkte bujqësore në Shkodër por papritur teksa udhëtonte me biçikletë ka rënë në kanalin e ujit në anë të rrugës duke ndërruar jetë.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikësja për të nxjerrë trupin e pajetë dhe për ta transportuar drejt morgut të spitalit rajonal të Shkodrës. Policia po bën hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes/abcnews.al