Gjykata e Shkallës së parë Shkodër ka lënë në fuqi masën “Arrest me burg” për 33-vjeçarin Dedë Nika. Ky i fundit u arrestua nga policia ditën e shtunë, në kuadër të finalizimit të operacionit “Mesazhi”, ndërsa dyshohet se i ka vënë tritol banesës së një efektivi policie.
Policia e Shkodrës me arrestimin e tij zbardhi dy ngjarje të ndodhur në vitin 2020, ku u regjistruar shpërthim me tritol në dy banesa në Shkodër. Këto ngjarje kanë ndodhur të dyja me datë katër janar, por Nika nuk ishte identifikuar dhe pas tre vitesh u bë i mundur arrestimi i tij, Ndaj 33-vjeçarit rëndon akuza për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake shpërthyese”, kryer në bashkëpunim. Policia po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në kotëo ngjarje.
Comments are closed.