Anëtarët e Koalicionit “Bashkë për fjalën e lirë” vijonë me zhvillimin e ditëve të hapura, duke u ndalur këtë herë në Bashkinë e Shkodrës për të folur mbi punën e Koalicionit “Bashkë për fjalën e lirë” dhe përfitimet që vijnë nga anëtarësimi në këtë rrjet.

Gjatë këtyre takimeve, anëtarët e koalicionit i kanë shpjeguar banorëve të Shkodrës përfitimet e këtij koalicioni që në thelb kanë qytetarin:

Ndikim më i madh në vendimet e politikave publike (advokasi);Akses më i madh në informacion; Mbështetje dhe solidaritet mes anëtarëve; Vizibilitet më i lartë mbi çështje të caktuara; Shkëmbim i praktikave dhe eksperiencave të mira mes individëve.

Ky aktivitet zbatohet në kuadër të projektit “Media e pavarur për një qeverisje demokratike”, zbatuar nga Qendra Europiane Gruaja tek Gruaja dhe Këshilli Shqiptar i Medias – KSHM me mbështetjen financiare të Leviz Albania një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.