Studiuesi dhe filozofi I njohur Ndriçim Kulla ka prezantuar para studentëve të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” veprën studimore “Shqipëria, një histori e mentalitet juridik”. Studiuesi Kulla e quan veprën e tij si shumë pak të njohur pasi të rinjtë nuk janë të ndërgjegjësuar të lexojnë dhe të njohin këto fusha.

Më tej, studiuesi tregon se inspirimin për këtë libër e ka marrë edhe nga vizitorë të ndryshëm në Shqipëri.

Botuesi, studiuesi dhe krijuesi shqiptar Ndriçim Kulla ka publikuar disa vepra me në fokus mendimin shqiptar.