Efektivja e policisë së Elbasanit Anisa Kostani është përfshirë në një aksident me makinë. Ngjarja ka ndodhur një natë më parë në Tiranë, në afërsi të kopshtit botanik. Raportohet  se efektivja ishte pasagjere në një makinë që drejtohej nga Kristofor Duka, i cili ishte pa patente. Ata u përplasën fillimisht me një tjetër automjet, e më pas me trafikndarësen.

Kostani dhe Duka u dërguan në Spitalin e Traumës e tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Anisa Kostani, në gusht të 2022 u pezullua nga detyra pasi përdori gjuhë fyese ndaj gazetarëve dhe medias në rrjetet sociale. Ajo u rikthye detyrë në Elbasan, pas 1 muaj pezullimi.