Pamjet që po shikoni vijnë nga operacioni “Komploti”, i cili ka çuar në pranga pesë persona e ka shpallur në kërkim katër të tjerë, të akuzuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndojit.

Videoja e publikuar nga Policia e Shtetit tregon momentin e arrestimit të një prej të akuzuarve, Akil Nerjaku, i cili u gjet në shtëpinë e Ramazan Rrajës në Nikël bashkë me deputetin e Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

‘Kili’ shihet i veshur me tuta me vija të kuqe e me kapuç në kokë. Oficerët e policisë janë filmuar duke kryer kontrolle në tokë me detektorë.