Inceneratori i Tiranës edhe pse nuk ekziston, ka marrë deri sot mbi 130 milionë euro.

Në emisionin “Të Paekspozuarit” është diskutuar për përgjegjësitë direkte të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në këtë aferë, për të cilën u thirr për t’u pyetur në SPAK për rreth shtatë orë.

Ola Xama, sqaroi se si Veliaj ka qenë faktori kyç dhe ka marrë përsipër financimin e inceneratorit, pa miratimin e Këshillit Bashkiak.

Kjo është pikërisht firma që sot është shndërruar në makth të Erion Veliajt.

“Për inceneratorin, buxheti i taksapaguesve ka harxhuar 75 milionë euro, janë edhe 65 milionë euro të tjera të arkëtuara nga dherat. Në total, 135 milionë euro, për një vepër që nuk duket. Ka qenë landfill dhe vijon të jetë landfill, thjesht kanë mbjellë disa pemë. Se ku kanë shkuar paratë, ta gjejë drejtësia.

Që në vitin 2016, disa muaj pasi Veliaj merr postin e kryetarit të Bashkisë, dërgon një letër Shkëlqim Canit, ku kërkon që fusha e menaxhimit të mbetjes të bëhej PPP. Bashkëlidhur edhe një studim fizibiliteti të IFC.

Ministri i Financave, kërkon që ai të argumentojë pse duhet me PPP. Më pas vjen Ahmetaj dhe atij i shkon letër nga Veliaj për PPP. Ministri Ahmetaj, ia kthen disa herë për argumente, derisa i merr një letër. Ahmetaj kërkoi shpjegime pse duhet të bëhej procedura me PPP. Kemi një ndarje, jo po e ka bërë IFC, jo po u bë ofertë e pakërkuar. Këtu zoti Veliaj, merr përsipër që do ta financoj unë inceneratori!

Janë propozuar si ofertë e pakërkuar nga kompania e Zotos. Dhe këtu zoti Veliaj e merr përsipër. Në fillim kishte rol proaktiv, dhe pastaj del në rol aktiv, duke marër përsipër financimin.

Në gusht 2023, ishte në prag kolapsi cështja e mbetjeve. Bashkia kaloi 2 milionë euro, sepse ministria e Infrastrukturës dhe e Financave, refuzuan. Të gjithë institucionet e kanë lënë vetëm dhe Bashkisë së Tiranës, i ka mbetur në derë inceneratorit”, tha Xama.