Sali Berisha ka falenderuar Luiz Ejllin, pasi ka ngritur një dolli për të në Big Brother.

“Eshtë një demokrat i njohur në të gjitha qëndrimet e tij, me një energji të pashtershme, siç e dëshmon. Një njeri, një mjeshtër në marrëdhëniet publike në fushën e tij të showbiz.

Ka përdorur të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr fansa, mbështetës, simpatizantë me shpejtësi të jashtëzakonshme.

Gjithmonë artistët janë kampionë në mediat sociale. E falenderoj shumë për dollinë”, tha Berisha.