Policia e Shkodrës ka nisur hetimet për instalimin e kamerave vëzhguese në qytetin e Shkodrës të cilat janë përdorur për të mbikqyrur lëvizjet e qytetarëve dhe forcave të rendit.

Burimet nga grupi i hetimit thanë se prej ditës së shtune dhe deri sot sot janë shoqëruar disa persona të cilët kanë dhënë dëshmitë e tyrë në polici në lidhje me ekzistencen e këtyre kamerave por edhe për pronarët e tyre.

Të gjithë personat e pyetur kanë mohuar të kënë lidhje më vendosjen e mjeteve vëzhguese dhe aq me pak me personat që i disponojnë këtë kamera me rezulucion të lartë.

Nga të dhenat e policisë ka dyshime se kamerat janë vendosur nga grupet kriminale por deri në këtë faze ende policia nuk ka një emër. Për të zbuluar pronarët e tyre janë nëpërmjet eksperteve të IT dhe njesisë C po përpiqet të gjurmojne IP e këtyre kamerave më qëllim zbulimin e DVR-ve.

Nga 21 kamerat e sekuestruara deri më tani, 8 ishin të instaluara në vende dhe sheshe publike, në aksin rrugor nga rrethrrotullimi “5 Heronjtë e VIGUT” deri tek rrethrrotullimi i parë i bypassit të Shkodrës.

13 të tjera ishin instaluara në aksin rrugor nga rrethrrotullimi “5 Heronjtë” deri te rrethrrotullimi i Dobraçit.

Burimet bëjnë më dije se aksioni do të vijojë këto ditë më zbarkimin e policisë në zonën e Kalasë së Shkodrës aty ku dyshohet se ndodhet edhe një tjeter person me precedet penal i përfshirë në disa ngjarje.

Nga ai vënd janë identifikuara disa kamera sigurise të cilet janë konfirmuar se janë pa leje dhe që mund të përdoren për aktivitete të paligjshme. Pavarësisht se rrjeti I kamerave ekzistonte prej më shumë se dy vitësh në qytet vetëm javën e fundit policia ka marrë guximin për heqjen e tyre.