Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit vëllezërit shkodranë, Ç. B., 39 vjeç dhe D. B., 43 vjeç, pasi në fshatin Lukovë, Himarë, duke transportuar me automjetin tip “Hyundai”, kundrejt fitimit, 5 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i policisë:
Himarë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Lukova”.
Transportonin kundrejt fitimit, 5 emigrantë, për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (vëllezër).
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të punës me fokus parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë kundrejt fitimit, emigrantëve nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Lukova”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-Ç. B., 39 vjeç dhe D. B., 43 vjeç (vëllezër), banues në Shkodër.
Këta shtetas u kapën në flagrancë, në fshatin Lukovë, Himarë, duke transportuar me automjetin tip “Hyundai”, kundrejt fitimit, 5 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
Comments are closed.