Mbrëmjen e së shtunës me urdhër të SPAK u zhvillua një operacion në shtëpinë e Ervis Martinajt në Surrel, periferi të Tiranës. Policia dhe SPAK nuk kanë bërë asnjë deklaratë në lidhje me këtë operacion dhe se cfarë është gjetur brenda.

Por jo zyrtarisht mësohet se brenda vilës janë gjetur disa dokumente dhe një pasaportë në emër të shtetasit Admir Koca, por me fotografi të biznesmenit Ervis Martinaj.

Pasaporta ishte e shtetësisë kosovare dhe është i njëjti dokument që policia dhe prokuroria sekuestruan në banesën e tij, pas ndodhjes së masakrës në ish-Bllok në datën 4 tetor 2018.

Por gjurmë tjetër për “mbretin” e basteve nuk ka. Ky ishte kontrolli i dytë pas atij në 26 Dhjetor në Fushë Kuqe. Biznesmeni është i zhdukur pa gjurmë prej gushtit.

/5pyetjet.al