Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja makabër në Shkodër, ku nëna ka hedhur në lum fëmijën.

Report Tv mëson se autorja ishte e pamartuar dhe kishte dalë nga materniteti i Shkodrës në datën 4. Foshnjës nuk i është regjistruar atësia.

Autorja nuk kishte familje, por jetonte me dajën. Sipas burimeve jo zyrtare ajo është shprehur se fëmijën do ta hidhte në lum pasi nuk kishte ku ta linte.