Një i burgosur që e vuante dënimin në burgun e Shënkollit ka mbërritur i vdekur në urgjencën e spitalit rajonal të Lezhës. Bëhet fjalë për Shpëtim Ferkon, të moshës 64-vjeçare.

Gjatë pradites së sotme, ai ka shfaqur probleme shëndetësore. Vdekja dyshohet të ketë ardhur nga shkaqe natyrale. Trupi i pajetë do të dërgohet në morg për përcaktimin e shkaqeve të vërteta të vdekjes.