Projekti i 3 moleve, me financim te Fondit Shqiptar te Zhvillimit, eshte investimi qe do te krijoje kompleksin e lundrimit ne liqenin e Shkodres. Ky investim qe shenon edhe fazen e dyte te nderhyrjes ne zonen e shirokes, pas reabilitimit te plote te sheshit, do ti jape formen dhe vemendjen e duhur Shirokes.
Per te inspektuar ngq afer punimet, ka qene vetë deputeti Benet Beci i cili është edhe iniciatori i këtyre investimeve që kanë prekur zonën e Shirokës që me reabilitimin e sheshit dhe tashmë me ndërtimin e 3 moleve. Ai është njohur nga afer me ecurine e punimeve
Deputeti Benet Beci, u shpreh se ky investim i paraprin nderhyrjeve te tjera ne kete zone qe nisin me 3 molet, ndertimin e rruges Shiroke – Zogaj, investimet e tjera pergjate bregut te liqenit, dhe ne prespektive studimin per thellimin dhe berjen e parshtatshme per lundrim te lehte te lumit Buna.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të rrisë lidhshmërinë ndërkufitare. Me konkretisht, infrastruktura të transportit ujor në Liqenin e Shkodrës, do të investohen në Shqipëri e Mal të Zi për të nxitur edhe lundrimin ndërkufitar nga Virpazari ne Mal te Zi deri ne Shkoder duke i dhene nje perspektive te re zhvllimit te turizmit ne zone.
Comments are closed.