Një sasi lënde plasëse, e dyshuar si tritol, është vendosur në një hotel në Theth gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, (12 janar 2025) kur një person, i kapur nga kamerat e sigurisë, është afruar në këmbë, ka vendosur lëndën plasëse dhe është larguar.
Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të shumta materiale në hotelin që është në pronësi të shtetasit Ç. Berishta.
Policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë autorin e dyshuar, një i ri nga një fshat tjetër. Aktualisht, i riu po merret në pyetje për të zbardhur motivet dhe rrethanat e vendosjes së lëndës plasëse. Hetimet për këtë ngjarje vijojnë.
Shkodër/ Tritol hotelit në Theth, kamerat e sigurisë kapin autorin, ja çfarë filmuan
Related Posts
Në kërkim për dhunimin e Vladimir Bruçit, vetëdorëzohen në Polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
Janë vetëdorëzuar ditën e sotme në Polici shtetasit Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, të shpallur në kërkim për rastin e rrahjes së shtetasit Vladimir Bruçi në lagjen Rus në Shkodër.…
KF Vllaznia kërkesë Këshillit Bashkiak: Tribunat e ‘Loro Boriçit’ të emërtohen me emrat e 4 legjendave shkodrane të futbollit! Mbështetet nga Benet Beci
Klubi i Futbollit Vllaznia i është drejtuar me një shkresë Këshillit Bashkiak të Shkodrës që tribunat e stadiumit “Loro Boriçi” të emërtohen me emrat e katër legjendave që kanë shkruar historinë me…