Me besimin në Zot, qindra besimtarë katolikë e kanë nisur Vitin e Ri duke vizituar kishën e Shna Ndoit në Laç. Këto janë pamjet e kishës së Shna Ndout në Laç këtë 3 janar.
Vendi i shenjtë eshte populluar nga qindra besimtarë kalotikë. Të ardhur nga qytete të ndryshme te Shqipërisë, por edhe jashtë saj qytetarët luten për një vit të mbarë për familje e shoqëri.
“Qoftë një vit i mbarë për të gjithë Shqiptarët. Qoftë i bekuar shenjti Shën Ndou”, tha një qytetar.
“Uroj mirësi për të gjithë”, tha një tjetër.
“Lutem për shëndetin e fëmijve,për mbarësine e shtëpisë, për vitë të mbarë për gjithçka”, u shpreh një tjetër qytetar.
“Në 2023 presim ndryshime më të mëdha nga ai që kaloi”.
Kisha e Shna Ndout është një vend i shenjë që ndodhet mbi kodrën e qytetit të Laçit e që vizitohet çdo vit nga mijera besimtarë në çdo ditë të vitit. Ndërsa kulmi i pelegrinazhit është me 12 dhe 13 qershor, kur festohet Dita e Shna Ndoit.
Comments are closed.