Ujësjellës Kanalizime në Shkodër ka bërë një sqarim lidhur me ngjarjen e rëndë ku nënë e bir dhe një kamerier u helmuan pasi konsumuan ujë me lëndë djegëse. Një ditë pas publikimit të lajmeve për ngjarjen e ndodhur, UK Shkodër sqaron se ata janë helmuar pasi kanë konsumuar ujë të ambalazhuar nga një kompani private. Sipas Ujësjellësit, kjo konfirmohet edhe nga Prokuroria dhe AKU që bashkarisht po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Por nuk kanë preferuar që të japin emra se kujt i përket
“Ujësjellës Kanalizime Shkodër, në kuadër të transparencës dhe komunikimit me klientët e vet, sqaron opinionin publik lidhur me një lajm që është është shpërndarë minutat e fundit: Personat nënë e bir dhe një kamarier, janë intoksikuar pasi kanë konsumuar ujë të ambalazhuar nga një kompani. Kjo konfirmohet edhe nga Prokuroria dhe AKU që bashkarisht po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. UK Shkodër siguron klientët për cilësinë e ujit, monitoruar periodikisht nga specialistë të Drejtorisë së Shendetit Publik Shkodër,”– njofton Ujësjellësi në Shkodër.