Nersada Mandija, kryetare e Komisionit të Shërbimeve Soacial dhe Strehimit.

Shkrimi i plotë

Prej më shumë se 3 vitesh tashmë, një bërthamë profesionistësh brenda Këshillit Bashkiak Shkodër, me vizion të qartë progresist po dëshmojnë se ka shumë për t’u bërë për Shkodrën.
Rikthyen me vendosmëri për Shkodrën strehimin social, shërbim që prej shumë vitesh mbahej peng nga klanet brënda Bashkisë Shkodër.

Ky vendim i hapi rrugën disa investimeve nga Qeveria Shqiptare për Shkodrën, duke thyer kështu edhe mitin se qyteti është totalisht i harruar nga Qeveria. Qytetarët tashmë mund të marrin kredi të buta, bonuse qeraje e banesa sociale, nëpërmjet proçedurave të rregullta ligjore. Nuk mungon në këtë këshill mbështetja për grupet vulnerabël, si një qasje tipike majtiste në mbështetje të komuniteteve, duke miratuar disa lehtësi fiskale që rezultojnë në:

0 taksa vendore për Përfituesit e Rinj e Grantit të Vetëpunësimit që akordohet nga AKPA.
Tarifë 0 në kopshte/çerdhe për fëmijë të familjeve pa të ardhura/pëfitues të NE; fëmijë me prind PAK; fëmijë të kryefamiljareve gra të veja apo viktima të dhunës në familje.

Tarifë 0 në kopshte për fëmijët PAK e të tjera iniciativa në ndihmë të më të disavantazhuarve.
Të gjitha këta iniciativa, dëshmojnë pikërisht atë që shpreh dhe Kryetarja e Komisionit të Shërbimeve Sociale në këtë Këshill, znj.Nersada Mandija gjatë mbledhjes për projekt-buxhetin 2023: ” Buxheti i programeve sociale, i ngjan fiks Bashkisë Shkodër sot: me shumë barra të vjetra të një vizioni të vjetëruar që nuk refleton realitetin dhe që nuk lidhet me të tërën; me ca shenja jete që dëshmojnë se veç vullneti për qytetin e profesionalizmi çon përpara agjendën për zhvillim të Shkodrës dhe me një nevojë uluritëse për të prishur Status Quo-në!