Kryeministri i vendit, Edi Rama ka shpërndarë sot një artikull të gazetës britanike Metro, e cila e ka përfshirë Shqipërinë mes rekomandimeve për vendet, të cilat sipas saj duhet të vizitohen me patjetër në vitin 2023.

Shefi i qeverisë ka shkruar se gazeta sugjeron “për vendet që duhen vizituar në vitin 2023, ku natyrisht Shqipëria është pjesë e guidës së rekomanduar”.“Nga janari deri në nëntor të këtij viti 157 mijë vizitorë anglezë mikpritëm në Shqipëri, 93 për qind më shumë se një vit më parë”, shkruan Rama.