Dhunohet drejtori i Postës Lezhë, dy persona e godasin me grushte dhe largohen me vrap

Bëhet me dije se Pjerin Çuku është dhunuar në rrethana ende të paqarta në lagjen e Gurrave, ku dy persona e kanë goditur me grushte.

Lezhë / Informacion paraprakSot, më datë 26.12.2022, rreth orës 16:35, në lagjen “Gurra”, Lezhë, dy persona janë konfliktuar me grushte me shtetasin P. Ç., 42 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i Postës Shqiptare, dega Lezhë dhe më pas janë larguar me vrap.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.