Gazetari Eni Ferhati tha se ditët e fundit ka një rritje të vëmendjes nga strukturat ligjzbatuese ndaj familjarëve dhe të afërmve të të shumëkërkuarit të zhdukur pa gjurmë, Ervis Martinaj. I ftuar në “EuroNews”, Ferhati u shpreh se pak kohë më parë është vënë në pranga kunati i Martinajt për armëmbajtje pa leje. Ai shtoi më tej se një tjetër person i afërt i Martinajt është shoqëruar, pasi po lëvizte me makinë të blinduar. Aksionin e sotëm të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë si një operacion të vonuar, të ndërmarrë 5 muaj pas zhdukjes së Martinaj.

“T’ju jap dhe një informacion tjetër, ditët e fundit duket sikur ka një vëmendje të shtuar ndaj njerëzve të Ervis Martinaj. Pak ditë më parë është arrestuar kunati i tij për armëmbajtje pa leje, një person tjetër i afërt është shoqëruar në polici pasi lëvizte me një automjet të blinduar. Sot ajo që mund të themi është fakti se hetimi është i shtrirë ne kohë dhe në hapësirë. Në këtë rast unë shtroj pyetjen pse prokuroria ka urdhëruar me kaq vonesë një kontroll të banesës së Ervis Martinaj, ku jemi në kushtet që që prej 8 gushtit ai rezulton i zhdukur dhe për të ka një çështje penale. Është e vërtetë që është një veprim procudorial, por është një vepri i vonuar, nëse policia mendon se në funksion të hetimit. Unë jam përpjekur të kuptoj me urdhër të kujt janë bërë këtë kontrolle, pasi Ervis Martinaj është çështje e SPAK, por zhdukja e tij po hetohet nga prokuroria e Kurbinit,”- tha Ferhati.

Sot, Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle në Fushëkuqe, Vlorë dhe në Shijak, ku janë kërkuar gjurmë e të dhëna që do të mund të hedhin dritë mbi fatin e të shumëkërkuarit të zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit, Ervis Martinaj. Fushëkuqja e Kurbinit, zona ku dhe jeton familja e Martinajt ishte e rrethuar për pesë orë gjatë ditës së sotme. Por, deri më tani nuk është raportuar për gjetjen e ndonjë të dhëne të re në lidhje me fatin e ish-bossit të lojërave të fatit. Policia e Shtetit doli nga Fushëkuqja me armë e municione luftarakë, por pa ndodnjë gjurmë konkrete që mund të zgjeronte hetimet për 40-vjeçarin e zhdukur.