Dje zyra e shtypit e NON GRATAVE lëshoi shpifjen e rradhës , kundër Administratorëve të Ndihmës Ekonomike të Bashkisë Vau i Dejës . Bashkia e Vau Dejës informon opinionin publik dhe banorët e Vau Dejës se ky lajm është vetëm shpifja e rradhës e opozitës , së mbetur pa opozitë . Përgjigja jonë është si më poshtë !

Bashkia e Vau Dejës nuk ka abuzuar , përjashtuar , apo larguar asnjë familjar , apo familje nga skema ekonomike për sa kohë plotëson kushtet e pikëzimit . Ka një ligj që detyron shërbimin e punësimit që detyron këdo që është i aftë për punë. Kush është i aftë për punë i ofrohet një punë dhe refuzon atë punë nuk meriton asnjë cent nga kontributet e përbashkëta të qyetarëve.

Po ju nuk doni ti dini këto . Ju ka mbetur ora te skema e vjetër, e cila ishte fund e krye në duart e partisë , në duart e kryetarëve të komunave e të bashkive, në duart e këshillave , ku i jepnin ndihmë ekonomike vetvetes.Këtë ju a kemi faktuar dhe ju a faktojmë sa herë të doni. Lotët e krokodilit që derdhni sot , për familjet e Vaut të Dejës nuk ju’a beson më njeri . Administrata e Bashkisë po asistojnë çdo ditë banorët dhe familjet në nevojë . Këtë e bëjmë pa zhurmë e media , e bëjmë me pasion e dashuri për banorët tanë .Ne nuk kemi bërë kurrë ndasi , nëse janë të majtë apo të djathtë ,për ne janë banorë , janë njerëz të mrekullueshëm të lënë në harresë nga ju .

Sot në mungesë të ideve, në mungesë të programit, në mungesë të një opozite që nuk di ku ka kokën, na flisni për një nga plagët e rënda, që e hapët dhe e infektuat me keqqeverisjen dhe me verbërinë e shurdhërinë tuaj .
Ku është problemi juaj ? Problemi juaj është që ju nuk e konceptoni dot një Bashki pa abuzues dhe pa abuzime. Jeni të mësuar kështu , duke harruar se gjërat ndryshojnë , dhe falë punës tonë të mirë banorët po njohin një standart tjetër vlerash .

Për ne në Bashkinë e Vau Dejës ndihmë ekonomike për njerëz që janë shëndoshë e mirë dhe të cilëve u ofrohet punësim, nuk kemi për të dhënë. Ndihma ekonomike është për njerëz, të cilët plotësojnë kriteret dhe nuk kanë për momentin asnjë mundësi punësimi.

Kështu që, në gjithë këtë teatër të madh me të varfrit ka një dallim shumë të qartë. Ju i doni të varfrit si mish për top, për të dalë në fotografi, për të mbajtur fjalime me ata në krah, ndërkohë që varfëria e tyre është një status, të cilin e konsoliduat me qeverisjen tuaj të mbrapshtë.

Ndërkohë ne, varfërinë duam dhe do ta luftojmë me reforma, jo me lëmosha, dhe kjo reformë, doni apo nuk doni ju, do vazhdojë, do shkojë deri në fund, sepse varfëria nuk është një status që jepet njëherë e përgjithmonë dhe njerëzit në ndihmë ekonomike nuk hynë për të mos dalë kurrë, por është një sëmundje që luftohet me masa afatgjata, afatmesme dhe afatshkurtra

Është shumë e thjeshtë, është shumë e qartë që skema e ndihmës ekonomike e bën të pamundur që të vidhet, të abuzohet dhe që ata që nuk e meritojnë, të marrin bukën e atyre që kanë nevojë për bukë.

Në fund një këshillë ! Mjaft përdorët banorët e Vau Dejës , mjaft me akuzuat kundër administratës së Bashkisë . Fokusi ynë mbetet puna , zbatimi i reformave , angazhimi dhe pjesmarrja e qytetarëve , përfshirja e banorëve për një qytet me standarte . Për të fituar kohën që ju me qeverisjen tuaj i vodhët Vau Dejës.