Dalin pamje të tjera të Gert Shehut, 31-vjeçarit që qëlloi me grusht numrin një të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, i riu shfaqet i vetëm duke ecur në bulevardin “Zhan Dark”, madje në një moment ulet dhe pushon në trotuar, po ashtu pa u shoqëruar nga askush.

Por para se të nisej për në bulevard ka shkuar dhe është falur tek xhamia e Tabakëve, por respektoi rregullar edhe pse shkoi me vonesë në institucionin fetar. Por pavarësisht se ka lëvizur në disa zona, për asnjë moment nuk është afruar tek selia e Partisë Demokratike, gjë që është vërtetuar edhe pamjet e kamerave të sigurisë që kanë ndjekur internerarin që ka ndjekur ditën e ngjarjes i riu.

Aktualisht, sipas “Euronews”, Gert Shehu mësohet se ka lanë spitalin e Traumës dhe është dërguar në paraburgimin 313 por nuk dihet nëse është mbajtur aty apo është dërguar në spitalin e burgut. Për 31-vjeçarin gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest me burg ndërsa avokati i tij ka kërkuar një ekspertizë të detajuar të gjendjes së shëndetit mendor.

Ndaj Gert Shehut janë ngritur dy akuza goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje, por ai vetë nuk ka pranuar që të bëjë asnjë kallëzim për truprojat e kryedemokratit Sali Berisha, të cilët gjithashtu e dhunuan. Kreu i PD Sali Berisha thotë se ai është një agjent i infiltruar i policisë kriminale, akuzë që është hedhur poshtë nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku por edhe e ëma e agresorit, ndërsa i riu vetë thotë se për Berishën ‘kreu porosinë e vëllezërve dhe bëri atë që duhej bërë’.