Shumë lagje në qytetin e Shkodrës të ofrojnë një pamje aspak të këndshme ku qytetarëve iu duhet të bashkëjetojnë me mbeturinat. Mbetje të shumta vijojnë të qëndrojnë me ditë të tëra në zonën industariale duke pushtuar një pjesë të madhe të trotuareve në këtë zonë.

Ndërkohë nga bashkia Shkodër nuk ka asnjë reagim në lidhje me këtë situatë e cila për banorët duhet të marrë zgjidhje sa më parë. Këta të fundit shprehen se janë taksapagues të rregullt ndaj kërkojnë nga bashkia që të pastrojë territorin ku ata jetojnë. Njëri prej administratorëve të fasonerive që ndodhen në zonën industriale tha jashtë kameras se paguan 1 milion lekë taksë pastrimi pranë bashkisë Shkodër por sipas tij kjo e fundit nuk i përgjigjet për të pastruar mbetjet. Ndërkohë përmes një lidhje telefonike me përgjegjësin e firmës së pastrimit në Shkodër Henri Faci ky fundit u përgjigj se ne si kompani nuk mund ti depozitojmë në landfill mbetjet industriale të fasonerive të cilat kërkojnë një trajtim të vecantë dhe për këtë ka kompanii të licensuara për ti depozituar.

Problematika e menaxhimit të mbetjeve urbane dhe të ngurta vazhdon të ekzistojë në Bashkinë Shkodër që shkojnë nga zgjerimi territorial, mungesa e riciklimit dhe e ndërgjegjësimit qytetar për të mbajtur mjedisin pastër.