Analisti i çështjeve ballkanike, Stefano Bottoni ka reaguar lidhur me tensionet në veri të Kosovës.

Përmes një statusi në Twitter, ai shkruan se situata në veri të Kosovës duhet të ndalojë përpara se të sjellë një përshkallëzim dhe luftë të përgjakshme.

Pas sulmeve të njëpasnjëshme gjatë natës, Bottoni shkruan se, në veri po qarkullojnë mercenarët rusë të grupit ‘Wagner’.

‘Jo “serbë vendas”, por me shumë gjasa, burra të maskuar të mbështetur nga Rusia (si wagner-at?)… Do ishte mirë të ndalojmë këtë situatë menjëherë përpara se ajo të përshkallëzohet në një luftë të plotë e të përgjakshme: Grupi ëagner hapi “qendrën informative dhe kulturore” në Beograd’, shkruan në Tëitter, profesori i njohur i historisë së Europës dhe Ballkanit, Stefano Bottoni.