Një person humbi jetën pasi u mor nga rrjedha e ujit në Elbasan. Viktima është identifikuar si Ligor Bërdufi, i cili ndërroi jetë pasi u mbyt në përroin e fshatit Pashtresh në qytetin e Elbasanit.

Por së fundmi kanë dalë momentet e tij të fundit, para se 59-vjeçari të mbytej.

Prurjet në përroin e këtij fshati u shtuan ndjeshëm në orët e fundit për shkak të reshjeve me intensitet, por kur ka tentuar të kalojë përroin në pjesën ku kishte më pak ujë, por rrjedha e fortë e ka marrë para duke e mbytur. Edhe pse ishte ai vetë personi që paralajmëroi banorët e tjerë që ishin me automjete të mos e kalonin përroin pasi mund të rrezikonin.