47-vjeçari që inskenoi vdekjen për tu larguar drejtësisë shqiptare Davide Pecorelli është arrestuar pasditen e sotme në Itali. Pasditen e sotme, Skuadra Fluturuese e Perugias, me nxitjen e Shërbimit të Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar, ka vijuar arrestimin e përkohshëm për qëllime ekstradimi në Shqipëri të Pecorellit. 47-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar për krime të kryera në Shqipëri.

Prokuroria shqiptare në tetorin e kaluar mbylli hetimet për të dyshuarin për mashtrim, përdhosje varresh dhe shkatërrim prone me zjarr, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror. Ndaj tij kontestohen në konkurs krimet më të rënda, shenjë kjo se autoriteti gjyqësor shqiptar është i bindur se Pecorelli u ndihmua për organizimin e inskenimit të vdekjes së tij.

Davide Pecorelli u zhduk për 8 muaj me radhë në vitin 2021 pas një udhëtimi që zhvilloi në Pukë. Duke djegur makinën e tij, Pecorelli sajoi vdekjen e tij, ndërsa hetimet për të vijonin prej muajsh. Por sajesa e vdekjes nuk i zgjati shumë sepse u njoh nga qytetarët italiane. Në muajin shtator 2021, Pecorelli u zbulua nga policia Italiane në një gomone që po mbytej.

Pecorelli do të merret i pandehur për akuzën e “Shkatërrimit të pronës me zjarr”, pasi ka djegur me benzinë makinën “Skoda” që kishte marrë me qira në afërsi të Rinasit në Tiranë. Akuza të tjera që pritet të ngrihen ndaj tij, janë “Kallëzimi i Rremë” duke e shoqëruar me krijim të provave të rreme, “Kalim të paligjshëm të kufirit Shqiptar”, dhe “Ushtrim i veprimtarisë tregtare pa licencë”.