Situata në Veri të Kosovës sa vjen e tensionohet edhe më tepër.

Mediat në Kosovë kanë raportuar se mjete të ndryshme shpërthyese si fishekzjarret, bomba e të shtënat me armë janë regjistruar në Veri mbrëmjen e sotme.

Një shpërthim ka ndodhur teksa një gazetare po raportonte “LIVE” për mediat. Gazetarja largohet menjëherë sapo ndodh shpërthimi që thuhet se është kryer nga serbët.