Partia Demokratike e Shqiperise zhvillon sot procesin e primareve. Ne gjithe vendin ka nisur procesi i votimit per te perzgjedhur kandidatet per kryetar bashkie ne zgjedhjet vendore te 14 majit 2023.

Ne Shkoder kandidat i vetem eshte kryebashkiaku aktual Bardh Spahia.

Ne Vau Dejes kandidojne deputeti Zef Hila, ish kryetar bashkia atje dhe nga radhet e te rinjve Kol Shaben. Ne Puke gara eshte me e forte sepse jane kater kandidat Agim Kuçi, Demir Hyseni, Ndue Suma dhe Rrok Dodaj nderkohe edhe ne Fushe Arres ka nje gare te forte me pese kandidat Hil Kola, Hil Curri, Dede Bajraktari, Pjeter Qafa, Nike Nika ndersa ne Malesine e Madhe per shkak te problemeve qe kane shfaqur me pare kandidatet atje nuk do te zhvillihen primaret dhe emri i kandidatit per kryetar bashkie do te sillet nga selia e PD ne qender.

Ne PD Shkoder jane afro 4 mije anetar qe kane te drejte vote ndersa procesi qe nisi ne oren 8:00 do te vijoje deri ne oren 18:00.