Janë publikuar pesë emrat e IT-ve të Departamentit të Administratës Publike DAP it për të cilët Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë  “arrest shtëpie ” pas sulmeve kibernetike të Iranit, të bërë Shqipërisëmuaj

Këta persona akuzohen për veprën penale “shpërdorim detyre” pasi dyshohet se nuk kanë përditësuar sistemin me antiviruset e fundit.

Rudina Llagami
Albi Gjeka
Altin Sallaku
Alketa Sulo
Igli Lubonja

Mësohet se hakerat kanë shfrytëzuar aksesin që ka sistemi i IT-së së DAP në data baza-t që janë hackeruar. Hakerat prej muajsh vijojnë të bëjnë publike të dhëna për qytetarët shqiptarë, por dhe zyrtarë të lartë shtetërorë siç ishte rasti me udhëtimet e kryeministrit Edi Rama, emailet e ish-kreut të Policisë Gledis Nano dhe kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror Helidon Bendo