Një aksident automobilistik ka ndodhur në zonën e Tales në Lezhë ku si rezultat është plagosur një person.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se i plagosuri dyshohet të jetë përplasur nga një automjet i cili është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa raportohet se ai është shurdh-memec.

Sakaq, i plagosuri ndodhet në spitalin e Lezhës ku po merr mjekimin e nevojshëm, ndërsa policia po punon për zbulimin e rrethanave.