Report Tv shkoi sot në Kuç të shkdorës ku gazetari i Report Tv Ergys Kavaja intervistoi së bashku me moderatorët Migena Sotiri dhe Nertil Agaliu banorin Ahmet Meti. Banori u shpreh se qeveria duhet të vërë dorën në zemër e t’i shikojë. Meti më tej shton se kjo përmbytje pavarësisht se u ndodh çdo vit, i kapi në befasi, gjë që i kufizoi për t’i bërë ballë përmbytjeve. Edhe pse aktualisht në Shkodër nuk ka shtëpi nën ujë, banori thotë se dëmet në bujqësi janë të papërshkrueshme.

“Të vënë dorën në zemër dhe t’i shohin vetë. Sikur të ishte një përmbytje e parapritur do i bënim ballë por s’na premtoi koha të bënim asgjë.

Shumë, familje janë përmbytur por dëmet në bujqësi janë të papërshkrueshme. Bagëtia nën ujë, çdo gjë. Duhet të jemi realist.”- tha Ahmet Meti.

Situata në Shkodër krahasuar me ditën e djeshme nuk ka një përmirësim në sipërfaqen në hektarët e prekur së paku nuk ka banesa të përmbytura. Reshjet e ditës së sotme nuk pritet që të ndikojnë në dëme shumë të mëdha.