Rrëshqitja e gurëve dhe dherave në aksin Postribë-Prekal që lidhet me zonën e Dukagjinit vështirësoi qarkullimin e automjeteve. Në rrugë ka prezencë të copave të shkëmbinjve të shkëpëtur nga mali ndërsa rreziku për rrëshqitje të tjera është prezent.

Mëngjesin e kësaj të enjte banorët kishin dalë për të pastruar rrugën nga gurët që ishin prezent.Këta të fundit shprehen se situata është e vështirë ndaj i bëjnë thirrje bashkis ë që të sjellë një fadromë sepse është e pamundur me krah dhe lopata lëvizja e gurëve masiv.

Shoferët që e bëjnë cdo ditë këtë rrugë mundohen që të tregojnë kujdes.Mirëpo në këtë rast ka të bëjë me rrezikshmërinë për aksidenteve. Kjo rruge e cila frekuentohet në masë gjatë sezonit veror nuk sherben vetem per fshatrat e Postribës dhe Prekalit, por edhe per gjithe krahinen e Dukaginit.