Bazuar në vendimin numër 38 datë 1 Tetor 2022 të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, bazuar në udhëzimet 11, 12, 13 të Komisionit për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale, ky Komision pranë PD-së, mori në shqyrtim të gjithë dokumentacionin e ardhur për të gjithë kandidatët që janë propozuar në të gjitha degët e PD-së, por që kanë pranuar kandidimin dhe plotësuar dokumentacionin dhe gjithashtu edhe dokumentacionin e të gjithë kandidatëve të vetëpropozuar.
Siç edhe ju është bërë me dije, interesi ka qenë i lartë.

Janë mbi 200 kandidatura që janë shqyrtuar. KOKOE ka qenë i mbledhur dhe ka punuar me intensitet dhe sot i ka paraqitur kryesisë së PD-së, për të gjithë kandidatët e 26 degëve dhe në ditët në vijim ne do të vazhdojmë të jemi të mbledhur për të paraqitur kryesisë së PD-së për vendimmarrje kandidaturat e degëve që nuk u morën dot sot në shqyrtim.

Kryesia i shqyrtoi një e nga një kandidaturat e propozuara dhe vetëpropozuara në degë dhe i miratoi ato.

Elbasan – Luçiano Boçi / Tiranë Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti, Julian Deda / Shkodër Bardh Spahia