Fatmir Shpuza edhe pse ka mbi 51 vite që ushtron zanatin e këpucarit, puna nuk i është mërzitur asnjëherë, madje ai kalon pjesën më të madhe të ditës edhe sot në këtë moshë në punishten e tij, të ndërtuar plot pasion.

Fillimisht ai ndërton modelin e këpucëve në letër e më pas nis nga prodhimi i tyre. Shkodranët që duan këpucët e bëra nga duart e Fatmirit janë të moshave të ndryshme por një fakt i veçantë tek ai është se po merret edhe me prodhimin e modeleve të këpucëve që u përkasin Karnavaleve të Venecias në Itali.Me keqardhje, një nga këpucarët më të vjetër të qytetit, shprehet se ky zanat është drejt zhdukjes edhe pse ka tentuar t’ua mësojë më të rinjve.Fatmiri thotë se njerëzit por edhe shteti duhet t’i hedhin më shumë sytë nga ky zanat që po zhduket dalëngadalë.