2 nëntori shënon ditën e të gjithë të vdekurve. Besimtarët katolik e kanë kremtuar këtë ditë në varrezat e Rrmajit në qytetin e Shkodrës duke kujtuar të afërmit e tyre të cilët nuk jetojnë më.

Me një pjesëmarrje të gjerë, Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër-Pult imzot Angelo Massafra u shpreh përpara besimtarëve në meshën e shenjtë se duhet të bashkëpunojmë më shumë me Zotin që jeta jonë të lulzëzojë dhe të jetë sa më e mirë e me shpresë. Ndër të tjera imzot Massafra tha se Shqipëria po përjeton ditë të vështira pasi pjesa më e madhe e rinisë po largohet ndërsa numri i aborteve është shtuar. 2 nëntori, që shënohet si dita e përkujtimit të vdekurve, shpreh mirënjohjen për të gjithë ata që nuk jetojnë më. Është një ditë që përcjell mesazhin e respektin njerëzor dhe human.