Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se nuk e mbështesin reformë e re territoriale, të pajtën deri në zgjedhjet vendore të 14 majit. Sipas tij, në zgjedhjet vendore do të votohet për 61 bashki.
“Nuk mbështesim ndarje të re territoriale. Shqipëria më 14 maj do votojë në 61 bashki. Në të ardhmen mund të rishikohet numri i bashkive”, tha Balla.
Ky qëndrim i PS-së bën që palët të mos arrijnë konsensus për të patur një ndarje të re territoriale. Kujtojmë se palët politike edhe në të kaluarën kanë patur vështirësi në gjetjen e dakordësisë, si për shembull për reformën zgjedhore.
Comments are closed.