DVP Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Plani”.
Sekuestrohet sasi lënde narkotike kanabis, vihen në pranga 3 shtetas.
Në vijim të punës hetimore për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike, duke ushtruar kontrolle në të gjithë qarkun, si dhe duke përdorur hetimet proaktive, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Plani”.
Si rezultat, janë arrestuar në flagrancë shtetasit D. K., 26 vjeç dhe E. Gj. 24 vjeç. Këta shtetas janë ndjekur gjatë një hetimi disajavor proaktiv, si bashkëpunëtorë me njëri-tjetrin, në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Gjatë kontrollit të banesave, u janë gjetur rreth 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe peshore elektronike.
Gjithashtu, në kuadër të operacionit, në vijim të kontrolleve të bazuara në inteligjencën informative, është kapur në flagrancë, në Laç, shtetasi K. M., 27 vjeç, banues në Vlorë, të cilit gjatë kontrollit fizik i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa, rreth 85 gramë.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Comments are closed.