Ky është Elvis Sofia, një 36 vjeçar i cili vuante nga një sëmundje e rëndë. Tre muaj më parë, pikërisht me 24 korrik 2022, ai vetë nga shtrati i spitalit por edhe miqtë e tij, bënë thirrje për ndihmë.

36 vjeçari ishte rritur jetim në konviktet e Shkodrës ndërsa për të mos mjaftuar vuajtjet gjatë gjithë jetës, prej dy vitesh sëmundja po e mposhtte dita-ditës. Sot, miqtë e tij dhanë lajmin e trishtë se 36 vjeçari Elvis Sofia ndërroi jetë.

Sokol Murati, kryetar i Shoqatës së Jetimëve në Shkodër ishte një prej miqve të tij, ai që bëri thirrje për të ndihmuar Elvisin. Murati tha për mediat me 24 korrik 2022, se prej tre javësh Elvisi nuk mund të lëvizte fare nga shtrati ndërsa tregonte se e kishte të pamundur të blinte të gjithë ilaçet që shkojnë rreth 150 mijë lekë të vjetër në muaj.

Kreu i Shoqatës së Jetimëve bëri apel që ta ndihmonim Elvisin për ta dërguar në një spital më të specializuar duke qenë se spitali infektiv në Shkodër dhe Tiranë nuk mund ta mbate në periudha të gjata. Një thirrje Murati e kishte aso kohe edhe për Ministrinë e Shëndetësisë.

Edhe Loreta Paço ishte një tjetër mike e Elvisit e cila kujdesej sa herë që ka mundësi për shokun e saj ndërsa edhe jo bëri një thirrje për ndihmë. Sot, një 36 vjeçar, jetim dhe i braktisur pa mëshirë në fatin e tij, iku nga kjo botë pasi e mposhti sëmundja që e sulmoi për më shumë se 2 vite.

Nesër Elvis Sofia do të përcillet në banesën e fundit, duke lën pas akuzat për një sistem që përherë e më pak ka pamje njerëzore. Pushofsh në paqe Elvis! Ndoshta do gjesh prehje, mbështetje dhe vëmendjen e munguar këtu, në udhëtimin e saponisur në një botë tjetër, mbase më të mirë se kjo! / star plus /