Familja nga Kosova ka falur gjakun e 30 vjeçarit Adnan Halimi i cili humbi jetën mbrëmjen e së të mërkurës si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë – Merdarë.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe një biçikletë ku për pasojë drejtuesi i kësaj të fundit ka humbur jetën. Në një video të shpërndarë të rrjetet sociale, familja e të ndjerit i ka falur familjes Musa gjakun e të birit pas ceremonisë së varrimit të 30 vjeçarit, i cili u përcoll për në banesën e fundit ditën e djeshme.
Familja Halimi dhe Musa janë fqinje dhe viktima, Adnan Halimi, ka qenë shok me autorin i cili shkaktoi aksidentin.
Comments are closed.