Nga Stefan Çapaliku shkruar ne profilin e tij ne Facebook

Sot, as unë e as kolegu im Ardian Marashi, nuk patëm fatin të merrnim pjesë në kremtimet e 65 vjetorit të themelimit të Universitetit të Shkodrës, sepse nuk qemë të ftuar. Ndërkohë të dy ne, prej vitit 1990 e deri më 1998, patëm marrë pjesë jo vetëm me entuziazëm, por edhe me profesionalizëm në ç’ideoligjizimin e shkencave letrare dhe në modernizimin e teknikave të mësimdhënies së letërsisë. Shpresojmë shumë që kjo të jetë vetëm një harresë e kolegëve tanë të nderuar. Jetë të gjatë Universitetit të Shkodrës!