Mungesën e fuqisë punëtore, sektori fason vijon të zgjidhë me marrjen e punonjëseve të huaja. Së shpejti 150 gra nga Nepali dhe 40 nga Filipinet me eksperiencë të ngjashme në vendet e tyre pritet të vijnë në Shqipëri.

Sipas shoqatës Proeksport Albania rezulton se aktualisht sektori fason ka mungesë të theksuar për 20,000 vende të lira pune.

Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore Proeksport Albania ka nisur aktivizimin e kontratave për marrjen e punëtorëve nga vendet e treta, Filipine, Nepal dhe Neymar, ku shumica janë të gjinisë femërore për të ruajtur historikun qe ky sektor ka me rreth 98% te punonjësve te përbërë nga gratë.

Për këtë arsye, Proeksport Albania në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Kombëtar të Punës do të propozojë heqjen e vizave me Nepalin, Indinë dhe Filipinet, pasi procedurat për marrjen e punonjësve zgjasin deri në 120 ditë.

Kryetari i Shoqatës Edvin Prençe pohoi për Monitor se punësimi i grave nga Filipinet po rezulton i suksesshëm. Prençe shton se për punonjësit konkretisht nga Nepali kontratat janë mundësuar me garancinë e ambasadës së këtij shteti.

“Duke parë mungesën e theksuar për punonjës sezonale dhe vjetorë të sektorit do të propozojmë heqjen e vizave për Nepalin, Indinë dhe Filipine. Procedurat të fillojnë kur punonjësit ndodhet në territorin shqiptar dhe të jenë plotësuar detyrimet ligjore me kontrata specifike.