Një qytetar i Tiranës është gjobitur për parkim të gabuar në kryeqytet brenda 10 minutash. Në videon e bërë virale ai i kërkon llogari efektives së Rendit për rastin, teksa ajo i shpjegon se pse nuk mund të parkojë aty.
Ai filmon të gjithë skenën e llogari-kërkesës teksa drejton kamerën nga gjoba e parë të cilën e ka të vendosur mbi xham.
Në situatë është i përfshirë edhe një tjetër efektiv i cili i bën thirrje të qetësohet. Ndërkohë në trotuar qytetarë të thjeshtë kanë qenë dëshmitarë të rastit.