Menaxhimi i mbetjeve ne qëndër të Shkodrës dhe menaxhimi i mbetjeve në çdo cep të Koplikut (foto poshtë).Në Koplik shihet një sistemim i vendit të grumbullimit të mbetjve dhe një tentative për orientimin e banorëve drejt ndarjes së mbetjve.Që në vitin 2011 ligji e bën të detyrueshëm për bashkitë ndarjen e mbetjeve në burim.

Pse bashkia Shkodër vazhdoj me këtë prezantim? Pse institucionet shtetërore përgjegjëse për monitorimin e mjedisit rrinë në pasivitet? Prefekti i Shkodrës a ka kërkuar ndonjëherë raportim apo përgjegjësi për këtë gjendje?Organizatat e shoqërise civile dhe media pasqyron pothuajse çdo muaj problemin e mbetjve ne Shkodër.

Menaxhimi i mbetjeve nuk nënkupton thjeshtë vëndosjen e kazaneve dhe transportin e mbetjeve. Jane një listë më e gjatë proçesesh për një menaxhim që mbron shëndetin e njerëzve, gjallesave të tjera dhe natyrës në përgjithësi.Shkodra nuk është një qytet primitiv por i pasur me traditë dhe qytetari. Si ka mundësi ky primitivizëm në ide dhe menaxhim? Pse Shkodra nuk prodhon modele të avancuara menaxhimi?

Nëpër rrugicat e Shkodrës sheh me qindra nëna që pastrojnë çdo ditë me kulture dhe përgjegjësi qytetare pjesën e rrugicës përballë shtëpisë. Shkodra ka një qytetari që mund të bëhet lehtësisht partnere dhe mbështese ndaj nismave për menaxhimin e mbetjeve apo të tjera nismave për menaxhimin e mirë qytetit. Shkodra ka kapacitete të mjaftuesheme njerëzore për ti ardhe në ndihmë trajtimit dhe zgjidhjes se problemeve që e lëndojnë më së tepërmi këtë qytet.Stop prezantimit të Shkodrës me praktika primitive menaxhimi!