Gjatë intervistës për emisionit në RTSH, “Pa censurë”, të gazetares Elona Meço, Sali Berisha deklaroi nuk heq dorë nga primaret, pasi, sipas tij, kjo është përcaktuar tashmë qartë në statutin e PD-së. Sipas tij, PD u rithemelua sepse e kishte të domosdoshme rikthimin tek vlerat themelore konservatore tradicionale të saj, tek individi, liritë dhe të drejtat e tij.
“Primaret vëndosin pluralitetin brenda partisë, përmbysin praktikën e deritanishme të përzgjedhjes së të zgjedhurve dhe i japin fund kryetarokracisë dhe kryesiokracisë, e çojnë pushtetin tek anëtarët”- tha Berisha.
Lidhur me kundërshtimet e grupimit tjetër për primaret, Berisha deklaron se “cilido që e ndien se mund të krijojë fraksion është i mirëpritur të krijojë fraksion”.
Elona Meço: Pra në përputhje me primaret. Nga primaret ju nuk hiqni dporë në asnjë rast.
Sali Berisha: Ka një statut. Nga asgjë nga statuti ne nuk heqim dorë. Sikundër i njohim ne plotësisht ata si deputetë dhe anëtarë të PD. Fytyra e vërtetë e PD sot është shteti ligjor, që d.m,th zbatimi i plotë i statutit. Ne jemi përgjegjës për statutin tonë dhe, sikundër nesër, do të zbatojmë kushtetutën dhe ligjet e vendit, sot do të zbatojmë statutin tonë. E dyta janë primaret. Ne u premtuam shqiptarëve ndryshimin. Në këtë kontekst ky është ndryshim pothuaj epokal, pas vendosjes së pluralizmit politik 32 vite më parë, bëhet hapi i dytë i madh. Primaret vëndosin pluralitetin brenda partisë, përmbysin praktikën e deritanishme të përzgjedhjes së të zgjedhurve dhe i japin fund kryetarokracisë dhe kryesiokracisë, e çojnë pushtetin tek anëtarët dhe së treti përmbysin përfaqësimin. Ata që zgjidhen përfaqësojnë anëtarët, mbështetesit dhe jo Sali Berishën. Për një vend si Shqipëria, ky është një ndryshim epokal në përpjekjen tonë për pluralizëm, po të marrësh parasysh Shqipërinë në të cilën forca qeverisëse politike është kthyer në parti shtet dhe emëron njësoj kryetarët si Enver Hoxha, pa asnjë votim. Ka një përzënie të votës së lirë nga partia shtet e Edi Ramës. Për hir të së vërtetës kjo ishte 1300-a me 1500-ën në karnavalin që u zhvillua para shqiptarëve në sallën e Pallatit të Kongreseve nga PD tjetër. Kjo tregon se nga shoqëria e shqiptarëve u përzu vota. Një shoqëri që përze votën nuk ka të ardhme. Me primaret PD është në një mision shumë të madh kombëtar.
Elona Meço: Pra ju nuk hiqni dorë nga primaret, sepse ato janë shtyllë kurrizore e statutit të PD, por a po e vini palën tjetër para faktit të krye, pasi po bëni negociata, kur ata nuk i njohin primaret?
Sali Berisha: Pala tjetër janë demokratë. Nëse janë demokratë, nuk kanë sesi të mos mbështesin primaret. Ka marrë fund kryetarokracia, ka marrë fund që njerëzit të vijnë këtu dhe të lobojnë tek kryetari.
Elona Meço: Ata kanë një propozim tjetër, që mbështetet dhe nga disa prej aleatëve për ta zgjeruar akoma më shumë se primaret mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëvë të opozitës, që ata të mos mbeten vetëm kandidatë të PD dhe ky është sondazhi. E shikoni të realizueshëm?
Sali Berisha: Sondazhet janë orientuese, kurse përfaqësim dhe votim ka vetëm në primare. Nuk do të shpenzonin aq shumë vendet e tjera të zhvilluara për primare, nëse do t’i zëvendësonin me sondazhe dhe ata kanë organizata sondazhesh shumë më të përparuara sesa ne.
Elona Meço: Ata e kanë propozuar si një mekanizëm që mund t’ju bashkojë.
Sali Berisha: Jo, primaret janë statutore dhe kjo është risia që sjell kjo forcë e fuqishme politike sot për shqiptarët. Është mision. Ne besojmë se pa votën e lirë nuk ka të ardhme për forcën politike dhe shoqërinë. Duhet të mësohemi të respektojmë me çdo kusht votën.
Elona Meço: Gjatë drejtimit tuaj, PD është ndarë dhe bashkuar disa herë. Çfarë mundësish ka bashkimi në një situatë aspak të ngjashme me te kaluarën?
Sali Berisha: Po, shumë e drejtë. PD u rithemelua sepse e kishte të domosdoshme rikthimin tek vlerat themelore konservatore tradicionale të saj. Ato vlera kanë bërë Shqipërinë dhe ne po rikthehemi tek parimet konservatore, individi, liritë dhe të drejtat e tij. Primaret janë rikthim të individi jo te kryetari. Po rikthehemi tek familja. Prindi 1, prindi 2 janë shkatërrim i familjes.
Elona Meço: Por ju jeni ndër ata që e keni miratuar ligjin që përkrah komunitetin gay.
Sali Berisha: Absolutisht nuk kam as nuancën më të vogël homofobike, por nuk kam kurrën e kurrës idenë e shkatërrimit të familjes. Familja për mua është e shenjtë që nga Eva dhe Adami. Nuk mund të ketë koncept tjetër. Për ligjin që kam miratuar ndihem mirë, se kam respektuar lirinë dhe ky është një nga shtyllat e konservatorizmit, siç është dhe interesi kombëtar. Shqiptarët kanë tani një parti që i del zot interesit kombëtar, veëanërisht tani që ia nëpërkëmbet nga partia shtet.
Elona Meço: Pra, a mund ta arrini dhe një herë bashkimin apo ky është një mision i pamundur?
Sali Berisha: Jo nuk është, mund të arrihet.
Elona Meço: Po si, kur nuk jepet asnjë shenjë?
Sali Berisha: Shiko, statuti e ka përcaktuar tërësisht si mundësi. Së pari statuti nuk përjashton. Ne e hoqëm me qëllim të mirë. Së dyti është neni i fraksionit. Cilido që e ndien se mund të krijojë fraksion është i mirëpritur të krijojë fraksion.
Comments are closed.