Kushërinjtë, Astrit dhe Jasim Avdylaj janë marrë në pyetje nga policia e Lezhës në lidhje me zhdukjen e biznesmenit Ervis Martinaj.

Mësohet se marrja në pyetje është bërë në Durrës me urdhër të Prokurorisë së Kurbinit.

Sipas “News 24”, alibia e tyre dhënë për oficerët e policisë ka qenë monitorimi i vazhdueshëm nga policia.

“Ne jemi në arrest shtëpie jemi të monitoruar nga policia”, mësohet se kanë thënë ata.

Ndërkohë, më herët është kontrolluar edhe banesa e tyre me urdhër të prokurorisë.

I shumëkërkuari i policisë, Ervis Martinaj vijon të mbetet i zhdukur prej më shumë se dy muaj, ndërsa autoritetet ende nuk kanë një përgjigje për fatin e tij. Më herët, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt do ketë një përgjigje për fatin e tij.